Politikë

Përplasjet në Kuvend, Salianji: Karriget janë të popullit, vetëm prapanica është e deputetëve

Sa i takon aksionit opozitar, Salianji tha se ai do të përshkallëzohet, pa bërë me dije se cilën do të jenë hapat që do të ndërmerren realisht.

E.K
Përplasjet në Kuvend, Salianji: Karriget janë të popullit,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, një prej më aktivëve në revoltën e shprehur në Kuvend, ka folur për mediat pas seancës që zgjati më pak se 30 minuta. Salianji tha se shkak për tensionin e sotëm në Kuvend, ishte refuzimi që i ishte bërë deputetëve të PD-së nga Lindita Nikolla, për të bërë një mbledhje grupi në sallën e seancave plenare.

Sa i takon aksionit opozitar, Salianji tha se ai do të përshkallëzohet, pa bërë me dije se cilën do të jenë hapat që do të ndërmerren realisht.

“Edhe njëherë matrioshkat e PS e kthyer Kuvendin në një kotec, ku mbledhin vezët. Ndaj edhe nxitojnë, se e kanë festë, e patë dje si festonin me baklava diskutimet për buxhetin. Nxitojnë duke mos zbatuar asnjë normë. Nuk na lejuan që të bënim mbledhjen e grupit brenda në seancë. Karriget janë të popullit, vetëm prapanica është e deputetëve. Ne kërkojmë komisione hetimore, për të kontrolluar se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, ne kërkojmë që paratë e qytetarëve të shkojnë për rritje pensionesh, për të ulur taksat, ju e dini që shtresa e mesme do të goditen si asnjëherë më parë këtë vit.

Ne kërkojmë që në komisionin e Reformës Zgjedhore të mos futet Edi Rama tjetër, dhe derisa Kushtetuta të prevalojë, ne do të bëjmë gjithçka, ne do të përshkallëzojmë aksionin tonë parlamentar. Në çdo pikë të mundshme do të përshkallëzojë. Ka një shprehje që kur i mençuri tregon hënën, budallai shikon gishtin. Ne shpresojmë që të kuptohet arsyeja se pse ne po e bëjmë këtë protest, pse pronë e Edi Ramës është Kuvendi, jemi në kushtet e një autokracie të fortë”, tha Salianji. 

Poll

MOS HUMB