Politikë

Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë, juristët e Presidencës: Padia ka të meta

Beleri u përfaqësua nga avokatja Klodiana Gjyzari, ndërsa të pranishëm ishin gjithashtu edhe juristët e presidencës.

k.m.
Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve në
Klodiana Gjyzari dhe Vangjel Dule

TIRANË- Sot u zhvillua gjyqi për padinë e bërë nga ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri lidhur me ditën e caktuar të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur drejtuesin e ri. Seanca u zhvillua sot në Gjykatën Administrative, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Beleri u përfaqësua nga avokatja Klodiana Gjyzari, ndërsa të pranishëm ishin gjithashtu edhe juristët e presidencës.

Sot u prit të shqyrtohej kërkesa për ndryshimin e dekretit që caktoi si datë për zgjedhjet, 4 gushtin, por çështja ka kaluar në seancë gjyqësore që do të mbahet më 30 korrik, ora 10:30. Vendimi u morë sot nga Gjykata Administrative, (26 korrik) në seancën gjyqësore që u zhvillua në këtë gjykatë mes Klodiana Gjyzari, përfaqësuesja ligjore e Belerit dhe Presidencës.

"Rezulton se nga ana e Presidentit të Republikës është nxjerrë një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 gusht në Himarë. Kjo gjë kundërshtohet si nga Beleri por edhe nga PBDNJ Belerit ju shpall pavlefshmëri mandati dhe ky vendim nuk është bërë ende i egzistueshëm. Së pari paditësi Beleri cenohet drejtpërdrejt nga ky dekret dhe po ashtu edhe PBDBJ, që e ka mbështetur si kandidat,"-tha në seancën e sotme avokatja e Belerit.

Pas fjalës së saj edhe Dule kërkoi të përfaqësohej po nga avokatja Klodiana Gjyzari.

"Kërkoj që edhe ne të përfaqësohemi nga e njëjta avokate dhe ju qëndroj të thënave të saj,"-u shpreh Dule.

Por padia nuk është pranuar nga përfaqësuesja e Presidencës, pasi sipas saj kërkesa e paraqitur ka të meta. Nga ana tjetër juristja është shprehur se dekreti ka lidhje me datën 4 gusht dhe jo me zgjedhjet e 14 majit 2023. Ajo ka theksuar se Beleri nuk është kandidat i këtyre zgjedhjeve dhe mund të ankohet vetëm ndaj vendimit të 5 korrikt të dhënë nga KQZ.

Përfaqësuesja e Presidencës: Konstatojmë se padia është paraqitur me të meta. Paditësi ka kërkuar shfuqizim të dekretit, por ka referuar dispozitën për shfuqizim akti administrativ. Pala e paditur duhet të dijë çfarë kërkohet nga paditësi. Nuk kërkohet dot edhe shfuqizim akti dhe antikushtetshmëri akti, sepse kjo e fundit është kompetencë e Gjykatë Kushtetuese.

Juristja e Presidencës: Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve është një akt administrativ kolektiv, ju drejtohet të gjitha partive dhe kandidatëve. Nëse gjykata do të legjitimojë padinë e PBDBj duhet të thërrasë edhe kandidatët e partive të regjistruara në zgjedhje. Dekreti ka lidhje me datën 4 gusht dhe jo me zgjedhjet e 14 majit 2023, dekreti s’ka lidhje as me mandatin as ndërprerjen e tij. Dekreti ka lidhje me një akt të shpallur vakant nga një organ shtetëror. Këshilli i Ministrave nuk merr përsipër njoftimin se nuk jemi në rastin e shkarkimit. Paditësi Beleri nuk është kandidat i regjistruar në këto zgjedhje dhe nuk mund të jetë, ai e ka të hapur të hapur rrugën të ankohet ndaj vendimit 5 korrik të KQZ.

Poll

MOS HUMB