Politikë

Begajt i trefishohet buxheti në krahasim me Metën në Presidencë, kërkon godinë dhe makina 200 mijë euroshe

Begaj kërkon fonde për blerjen e dy makinave në vlerën e 400 mijë eurove, si dhe për ndërtimin e një godine të re, me kosto 10-fish më të lartë

E.K
Begajt i trefishohet buxheti në krahasim me Metën në
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj, që prej marrjes së detyrës në krye të shtetit, duket se ka kërkesa të vazhdueshme financiare, që tashmë përfshijnë dhe një godinë të re si dhe dy makina luksoze.

Sipas A2, presidenca i ka kërkuar Ministrisë së Financave shumën prej 400 mijë eurosh për blerjen e dy makinave, ndërkohë që godina e re që pritet të ndërtohet kërkon një fond rreth 4 milionë euro.

Stafi i Presidentit argumenton në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave se në ndërtesën e re, që do të shërbejë për stafin administrativ, do të ketë gjithaahtu një ekspozitë dhe një bibliotekë. 

Në kërkesën për shtim fondesh në buxhetin e vitit të ardhshëm, institucioni që drejtohet nga i Pari i Shtetit shpreh nevojën edhe për 5 milionë lekë të tjera për të blerë automjete në dispozicion stafit tekniko-administrativ të Begajt.

Që pas zgjedhjes së Begajt në krye Presidencës, buxheti i institucionit që më herët drejtohej nga Ilir Meta është 3-fishuar. Nga pak më shumë se 253 milionë lekë në vitin 2023, këtë vit Presidenca pati në dispozicion plotë 635.5 milionë lekë.

Ngjashëm pritet të jetë buxheti edhe për tre vitet në vijim, referuar tavaneve të shpenzimeve buxhetore.  Kërkesat e Presidencës, bashkë me buxhetin për vitin e ardhshëm do të kalojnë si fillim në “duart” e Ministrisë së Financave, për të shkuar më pas për miratim në qeveri. 

Poll

MOS HUMB