Politikë

Deputetët e PD protestë në Bruksel para Parlamentit Eurpian: Lironi Berishën

Çupi ka konfirmuar se ka një vendimarrje nga grupi parlamentar i PD për të organizuar protesta paqësore në Strasburg e Bruksel, për të kërkuar drejtësinë e mohuar në Shqipëri. 

F.I
Deputetët e PD protestë në Bruksel para Parlamentit Eurpian:
Sali Berisha

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duket se do të shkojë në Bruksel për të protestuar për çështjen "Berisha". Deputetja Dhurata Çupi ka konfirmuar se ka një vendimarrje nga grupi parlamentar i PD për të organizuar protesta paqësore në Strasburg e Bruksel, për të kërkuar drejtësinë e mohuar në Shqipëri. Ajo tha se do i bashkohej tubimit para Parlamentit Europian.

“Është diskutuar fillimisht në Kryesi dhe më pas në grupin parlamentar. Sa kohë ka fakte që drejtësia nuk është funksionale, patjetër që do t’i bashkohem grupit parlamentar. Nuk është çështja te individi, çështja është parimi. Për zotin Berisha është cenuar çdo dispozitë ligjore dhe kushtetuese. Instrumentat për masat e sigurisë së një deputeti janë të përcaktuara qartë. Që në krye të herës kjo drejtësi dështoi dhe rrugës dështoi edhe më keq”, -tha Çupi për A2 CNN.

Sipas Çupit, “qeveria nuk duhet të përdorë drejtësinë që të luftojë opozitën”. Ndër të tjera ajo komentoi edhe dosjen e SPAK për Berishën ku tha se drejtësia dështoi të provojë implikimin e ish-kryeministrit. 

"Me dosjen e Berishës kjo drejtësi provoi që është drejtësi e kapur politikisht dhe profesionale. Dhe kur kjo i bëhet njeriut më me influencë politike, imagjino njerëzit e thjeshtë. Paska bërë korrupsion në vitin 2006 duke i premtuar dhëndrrit që në vitin 2023 do të paguajë shërbimet shëndetësore apo të tjera. Çdo familje e madhe e me emër në Tiranë ka marrë pronën dhe ka ndërrtuar. Ligji për klthimin e pronave është miratuar në vitin 1993 dhe ka ndryshiar disa herë me çdo kryeministër tjetër", tha Çupi.

Më 11 shtator, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv. Në dosjen me 500 faqe të SPAK, ish-kryeministri akuzohet për “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”. Të dy i quajtën akuzat ndaj tyre si gënjeshtra dhe të motivuara politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB