Politikë

Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, KQZ dhe OSBE nisin edukimin e të rinjve për të votuar

Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje.

F.I
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, KQZ dhe OSBE
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë organizojnë Konkursin “Fuqizimi i të Rinjve në Procesin Zgjedhor 2025”. Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje. Komisioni është duke kërkuar edhe një influencues në rrjetet sociale që do të jetë imazhi i kësaj fushate, pas testit me aktorin Nik Xhelilaj zgjedhjet e shkuara. 

Në aktivitet do të prezantohen kriteret që do të përdoren për vlerësimin e materialeve të cilat do të dorëzohen nga të pjesëmarrësit në konkurs, me fokus te origjinaliteti, ndikimi i mesazhit, kreativiteti, dhe efektiviteti në përfshirjen e të rinjve. 

Ndërkohë përmes një shorti në KLGJ, u zgjodhën 8 anëtarët rinj të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do tu vënë vulën përfundimtare konflikteve mes palëve në procesin zgjedhor.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

1- Ornela Naqellari,

 2- Alma Kodraliu

3- Iliba Bezati

4- Entela Shedula

5- Enkel Peza

6- Rexhep Bekteshi

7- Artan Çupi

8- Lutfie Celami

Kjo trupë gjyqësore ngrihet dhe funksionon në bazë të neneve të posaçme të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet që është shkalla e fundit e ankimimit nga partitë apo kandidatët kundër vendimmarrjeve të a Komisionit Qendror të Zgjedhore.

Poll

MOS HUMB