Politikë

BE i vendos afate qeverisë për paketën e Medias, Brettel: Të miratohet deri në tetor

Paketa për median dhe ndryshimet në këtë sektor, janë ende një problem i vjetër dhe i pazgjidhur për Shqipërinë dhe procesin e negociatave me BE. Kjo paketë është brenda grupkapitullit "Klapter 1" dhe është edhe një nga çështjet që ka hapur më shumë debat disa vite më parë në Shqipëri. 

f.g
BE i vendos afate qeverisë për paketën e Medias, Brettel: Të
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Komisioni Europian e ka qartësuar edhe më tej qendrimin në lidhje me reformën themelore që Shqipëria duhet të ndërmarrë në lidhje me median. Pas raportit, ku kërkohej fuqizim dhe pavarësi, transparencë me burimet shtetërore dhe mbrojtje për gazetarët, përfaqësuesja e Komisionit, Sigrid Brettel ka thënë në një deklaratë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, se deri në tetor duhet të jenë miratuar paketa për median dhe reforma për Korrupsionin, drejtësinë dhe barazinë gjinore. 

“Para pushimeve të verës, presim miratimin e ligjit për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, dhe më pas në shtator e tetor, me nisjen e legjislaturës së re, presim disa paketa të rëndësishme ligjore,” u shpreh Brettel që renditi këtu 4 paketa ligjore.

Bëhet fjalë më së pari për një paketë kundër korrupsionit (përfshirë konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve), së dyti paketa për median, së treti një paketë ligjore për drejtësinë, veçanërisht për anëtarët jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe së katërti një paketë për barazinë gjinore.

Paketa për median dhe ndryshimet në këtë sektor, janë ende një problem i vjetër dhe i pazgjidhur për Shqipërinë dhe procesin e negociatave me BE. Kjo paketë është brenda grupkapitullit "Klapter 1" dhe është edhe një nga çështjet që ka hapur më shumë debat disa vite më parë në Shqipëri. 

Në raportin e fundit, KE kërkonte rregullimin e disa çështjeve, duke nisur që nga nevoja për të adresuar shqetësimin e përqendrimit të lartë të tregut mediatik, për të forcuar pavarësinë editoriale, për të forcuar transparencën e financimit dhe pronësisë së medias, për të futur rregulla mbi ndarjen e reklamave shtetërore dhe burimeve të tjera shtetërore, për të dekriminalizuar shpifjen dhe për të përafruar aspektet civile të saj me standardet evropiane, për të shkurtuar afatet e aksesit në informacion për gazetarët, për të zbatuar një matje transparente dhe të paanshme të audiencës, në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane bazuar në një dialog gjithëpërfshirës me komunitetin e medias./ZËRI

Poll

MOS HUMB