Politikë

Stabilizim-Asociimi përplas opozitën dhe mazhorancën në Strasbourg

Deklaratat e tij sollën menjëherë reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe të deputetes, Jorida Tabaku. Sipas tyre, SPAK nuk dha rezultate në parandalimin e krimeve zgjedhore. 

k.m.
Stabilizim-Asociimi përplas opozitën dhe mazhorancën në
Foto ilustruese

STRASBURG- Shqetësimet dhe akuzat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, opozita dhe maxhoranca i kanë dërguar edhe në mbledhjen e Komitetit të Stabilzim Asociimit. Maxhoranca prezantohej nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ndërsa opozita kishte disa folës. Lidhur me zgjedhjet parlamentar, Balla tha se sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtar 11 maji ishte konkurrues dhe u menaxhua me profesionalizëm. Por u shpreh i hapur për të vijuar me reformën elektorale.

Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.

Deklaratat e tij sollën menjëherë reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe të deputetes, Jorida Tabaku. Sipas tyre, SPAK nuk dha rezultate në parandalimin e krimeve zgjedhore. 

Tabaku: Raporti i OSBE/ODIHR flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Më vjen keq të them se në 12 vitet e fundit, Parlamenti Shqiptar nuk ka qenë në gjendje të realizojë një reformë zgjedhore të plotë.
Gatishmëria për një reformë të re zgjedhore nga mazhoranca, erdhi.

Bardhi: SPAK ngriti një Task Force për të monitoruar krimet zgjedhore. Por fakti është se më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre,” Që nga ai moment, prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren. Pyetja ime për Komisionin Evropian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje. Në 30 Prill, 2 javë përpara zgjedhjeve GJKKO nxorri sigurisht në mënyrë të fshehtë 52 urdhër-arresti ndaj një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që është në grupin kriminal të drogës në qarkun e Durrësit. Për çudi, Prokuroria vonoi për 20 ditë urdhër-arrestet e këtij grupi kriminal opozita denonconte përditë përfshirjen e këtyre trafikantëve në zgjedhje, në ndihmë të partisë në pushtet. 

Por për Komisionin Evropian, SPAK-u është institucioni më i besueshëm në vend. Por, Andreas Schieder, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian AFET në Parlamenti Europian, tha se problem për ta është koha që institucionet e drejtësisë kanë mes paraburgimit dhe kohës së gjykimit.

"Ne në Komisionin e Jashtëm kemi sjellë raportin që u votua, disa prej jush keni qenë të pranishëm atje nga parti të ndryshme politike. Unë kam shkuar kam bërë takime me partitë politike në Shqipëri, me PS, me PD me shoqërinë civile dhe me zonjën Dhuka. Deri tani kemi hapur 24 kapituj kjo është shumë e suksesshme dhe tani është shumë e rëndësishme që të mbyllen dhe të zbatohen. Kemi tre çështje kryesore. E para ka të bëj me luftë kundër korrupsionit, institucioni që është ngritur, SPAK, por natyrisht ajo që presin ata është që dhe sistemi i drejtësisë të jap përgjigje për gjykimet që do të vinë dhe që periudha e paraburgimit deri në gjykim të jetë sa më e shpejtë dhe kjo duhet të reflektohet,"-tha Schieder./ZËRI

Poll

MOS HUMB