Politikë

Bashkimi i 2 PD-ve, Salianji: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, sot hapi i parë…

Në shkrimin e tij, Salianji shkruan se ky është hapi i parë për bashkimin e opozitës. 

k.m.
Bashkimi i 2 PD-ve, Salianji: Shqipëria ka nevojë për
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë reagimin e parë pas bashkimit zyrtar të 2 PD-ve. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Salianji ka përshëndetur ndryshimin e ri brenda kampit opozitar, kjo pasi për herë të parë pas dy vitesh grupi që u mblodh për herë të parë në selinë qendrore të PD dhe njoftoi bashkimin. Në shkrimin e tij, Salianji shkruan se ky është hapi i parë për bashkimin e opozitës. 

"Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës,"-shkruan Salianji./ZËRI

Poll

MOS HUMB