Politikë

Pjesë e bashkimit 'Berisha-Bardhi'? Flet Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë vend tjetër përveç PD-së

“Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023 kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD.”

B.S

Pjesë e bashkimit 'Berisha-Bardhi'? Flet Jorida Tabaku: Nuk kam

“Nuk kam asnjë vend tjetër përveç PD-së.” Kështu ka deklaruar Jorida Tabaku sot pas seancës 7 minutëshe të Kuvendit ku u votuan dy nisma të rëndësishme, si ajo e marrëveshjes me Italinë për strehimin e emigrantëve si dhe ndryshimet në ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’.

Deputetja demokrate e cila pas gati 2 vitesh kishte qëndruar larg Themelimit, por dhe grupit të Bardhit, dy grupime të cilat tashmë janë bashkuar në aksionin politik opozitar, është parë shumë afër me këtë të fundit gjatë seancës së sotme.

 E pyetur mbi lëvizjet e fundit Berisha-Bardhi ajo u shpreh se:

 “Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023 kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD.”

Tabaku ishte e pranishme dhe në protestën e opozitës të dy ditëve më pare, ndërsa mungonte Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij./ ZËRI

Poll

MOS HUMB