
TIRANË- Lulzim Basha ka shuar kuriozitet duke treguar se nuk ka asnjë problem me gjumin. Në një "podcast" "Klo’s Friends" nga Klotilda Harka nga "Albanian YouTubers", Basha u shpreh se nuk ka asnjë interes për procesin biologjik të kundërshtarëve të tij politikë, duke përmendur ndër ta edhe kryeministrin Edi Rama. Duke shtuar se në fakt për vete "punët" me gjumin i ka mirë. Sipas tij, i ka të mira, sepse nuk ka asnjë problem me drejtësinë.
Lumi fle, armiku nuk fle, thonë që Edi Rama nuk fle as ditë as natë, në rastin tuaj është ai hasmi që nuk fle?
Basha: Në kulturën time nuk e konsideroj armik asnjë shqiptar, kundërshtar po. A fle dhe si fle nuk ka qenë preokuptimi im, ndoshta ai do të dijë sa fle unë. Nëse nuk fle, mesiguri ka një shkak të mirë sepse ka shumë halle që i kanë shkaktuar shqiptarëve prej tij. E çuditshme do të ishte që ta zinte gjumi se është përgjegjës. Nuk ka për ta zënë gjumi këtë vit deri në zgjedhjet e ardhshme. Çështja e gjumit është bërë pjesë e debatit politik. Nuk i zë gjumi ata dhe janë të shqetësuar më zë apo jo gjumi mua. Unë nuk kam asnjë problem, gjumin e bëj top. Nuk kam asnjë hall apo merak që të më shqetësojë atë pjesë, ka njerëz që nuk i zë gjumi se...hallexhinjtë e SPAK-ut nuk i zë gjumi normalisht./ZËRI