
TIRANË - Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në është shprehur se nuk ka pasur ambicie për t’u bërë kryetar i PD.
Ai tha në Syri TV se e vetmja ambicie si person politik ishte të garantonte një garë të barabartë dhe të drejtë, për cilindo që kërkonte të garonte në PD. Bardhi tha se edhe Berisha është në PD e për historinë që ka, është vetë PD-ja.
"Unë kam gjykuar se e vetmja ambicie si person politik ishte të garantoja një garë të barabartë dhe të drejtë për cilindo që kërkonte të garonte në PD.
Përfshirja ime në një garë për kryetar, do të thotë se prishet gara e mungonte garanti brenda partisë. Jam i ri në politikë pa diskutim dhe jam dhe i ri në PD dhe nuk e mendoj në këtë moment ndonjë garë për të qenë kryetar.
E vetmja ambicie që kam pasur ishte kur Alibeaj dha dorëheqjen e ne ishim gati të nisnim një proces real, duke afruar dhe pjesën tjetër në PD dhe më pas të zhvillonim një garë të ndershme dhe transparente. Kushdo që fitonte, ne t’i shkonim nga pas dhe ta bënte PD më të fortë.
PD do të bëhej e fortë nëse ne do të nisnim një proces real në parti dhe në fund të zgjidhej kryetari. Gjykova se pas 10 vitesh në opozitë ky ishte procesi real dhe ne duhet ta zhvillonim këtë gjë. Por, sa duket proces të drejtë zgjedhjesh në parti s'mund të ketë. Grupi i Bashës mendon se do çlirojë botën, por në fakt vetëm i jep oksigjen qeverisë së Ramës. Berisha nuk mund të mohohet si faktor politik, është në PD dhe është vetë PD-ja" - u shpreh Bardhi.
Sot, Lulzim Basha ka përjashtuar nga partia Gazmend Bardhin. Argumenti i përjashtimit ishte se Bardhi po ndiqte një agjendë personale dhe po bashkëpunon me politikanë non grata./Zëri.ai/