Politikë

Lulzim Basha përjashton Gazment Bardhin nga Partia Demokratike

Vendimi është marrë nga kryesia e PD, e cila u mblodh sot pasdite në orën 17:00.

k.m.
Lulzim Basha përjashton Gazment Bardhin nga Partia Demokratike
Gazment Bardhi

TIRANË- Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi i tij Gazment Bardhin. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike është dalë në vendimin se Gazment Bardhi po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me "non grata", duke nënkuptuar se e ka fjalën për kryedemokratin Sali Berisha. E po ashtu, kanë dalë në përfundimin që Bardhi po vepron kundër interesave të Partisë Demokratike. 

Vendimi është marrë nga kryesia e PD, e cila u mblodh sot pasdite në orën 17:00.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se përjashtimi u bë për shkak se në veprimet e fundit politike, Bardhi ka punuar kundër interesave të Partisë Demokratike.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike,”- thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së tyre në Kuvend. Basha e akuzoi për bashkim në "aleancën e kullave", ndërsa Bardhi nga ana tjetër, i përmendi se kishte blerë 2 kate tek rezidenca "Lion"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB