Politikë

Akuzat e Berishës, Pjerin Ndreu: Pse do e vrisnim Salvador Kaçajn pas mbylljes së votimeve?

Ndreu shprehet se Salvador Kaçaj nuk konsiderohet nga PS si një person me peshë politike. Sipas tij, Kaçaj ka dëshiruar humbjen e Berishës, më shumë se çdo socialist tjetër

k.m.
Akuzat e Berishës, Pjerin Ndreu: Pse do e vrisnim Salvador Kaçajn
Atentati i pretenduar i Salvador Kaçaj sjell replika mes Berishës dhe Pjerin Ndreut

TIRANË - Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar, pas një video të postuar nga Sali Berisha në Facebook, ku sipas ish-kryeministrit, tregohen pamjet e atentatit ndaj ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçe, ngjarje e ndodhur më 14 maj, ku fatmirësisht nuk kishte viktima.

Pjerin Ndreu shprehet se nuk ka gisht në këtë atentat dhe e cilëson Salvador Kaçajn, si një person që nuk ka peshë politike. Ndreu thekson se ka disa arsye pse ai nuk mund të jetë pas atentatit ndaj Salvador Kaçajt. Sipas tij, Kaçaj ka dëshiruar humbjen e Berishës më shumë se çdo socialist.

Pjerin Ndreu thekson se PS nuk mban përgjegjësi për asnjë incident personal që mund t’i ndodhë kujtdo personi. Për Ndreun, ngjarja mund të jetë edhe e gjitha një sajesë.

POSTIMI I PLOTË I PJERIN NDREUT

'Edhe njehere mbi nje histori bajate qe riciklohet ne lidhje me gjoja nje atentat qe e paskemi organizuar ne politikisht kunder Salvador Kacaj diten e zgjedhjeve! E para, ai person nuk perfaqeson asgje ne peshen politike, aq sa nuk ka fitu dot as ne partine e Shengjinit ku ka qene kryetar komune me mbeshtetjen e PS!

Dmth ne nuk e kemi konsideruar si faktor asnje cast! E dyta, Salvadori e ka deshiruar me shume se une e cdo socialist tjeter humbjen e doktorit! Ajo qe kemi thene ne eshte 0 ne raport me cfare vreri ka vjelle tavolinave Salvadori per Pashkun!

E treta, ne nuk mbajme pergjegjesi per ndonje incident personal, ne oren 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasesh” Salvadorin ne mbyllje te kutive, eshte kulmi i fantazise idiote qe duhet te degjojme ne per te tille matrapaze politike!

E fundit, e neveris gjithe kete farse turpi dhe qesharake te stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnje arsye, motiv e as logjike! Pse te mos mendoj se eshte sajese e Salvadorit atehere?! Sepse nuk me lidhet “deshira”e Salvadorit per te fituar doktori me “friken” tone se na beka dam te madh ky mashtruesi i njohur publikisht?!", shkruan Pjerin Ndreu.

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, në videon e publikuar sot në rrjetet sociale, shprehet se mandati i Pjerin Ndreut qëndron mbi atentate dhe vrasje. “Mandati i Pjerinit qëndron mbi atentate dhe vrasje”, shkruan Berisha.

Në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha në një konferencë për mediat, deklaroi se i është bërë një atentat ish-kreut të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçajt. I pranishëm në konferencë për mediat, edhe Kaçaj rrëfeu tmerrin e përjetuar nga atentati./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB