Politikë

Samiti i 16 Tetorit dhe vizita e Macron/ Rama dhe Begaj takohen për axhendën

Në takimin mes Ramës dhe Begajt është folur dhe për vizitën bilaterale që do të ketë Macron në Tiranë

E.K
Samiti i 16 Tetorit dhe vizita e Macron/ Rama dhe Begaj takohen për
Rama dhe Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj paraditen e sotme zhvilloi një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të dakordësimit të axhendës për Samitin e Liderve të Procesit të Berlinit që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Në takimin mes Ramës dhe Begajt është folur dhe për vizitën bilaterale që do të ndodh për herë të parë, e një Presidenti francez në Tiranë.

“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në një postim në rrjetet social.

Samiti i 16 Tetorit dhe vizita e Macron/ Rama dhe Begaj takohen për
Foto e shperndare nga Rama

Javën tjetër në 16 Tetor, Shqipëria do të presë Samitin e Procesit të Berlinit. Liderët e Gjermanisë, Francës por edhe të Ballkanit do të vijnë në Tiranë në një atmosferë jo të zakonshme, nisur nga situata në veri të Kosovës. Megjithatë, opozita e drejtuar nga Sali Berisha njoftoi se për atë ditë do të marrë masat që t’u tregojë të gjithëve se cila është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Nuk dihet nëse skenari bën fjalë për një protestë si në 6 dhjetorin e vitit të kaluar kur liderët e BE-së erdhën në Tiranë. Në atë tubim Sali Berisha u qëllua me grusht në tubimin që organizoi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB