Politikë

ME VIDEO/ Momenti kur Salvador Kaçajt i bëhet atentat në Milot, dy mjete i presin rrugën

Siç duket dhe në video, ka qenë një manovër e shoferit të Kaçajt, ajo që u ka shpëtuar jetën.

F.m
ME VIDEO/ Momenti kur Salvador Kaçajt i bëhet atentat në Milot,
Salvador Kaçaj dhe atentati

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin kur i është bërë atentat Salvador Kaçajt, ngjarje e ndodhur më 14 maj të këtij viti, ditën kur u mbajtën dhe zgjedhjet lokale. Në pamjet e publikuara nga kryedemokrati Sali Berisha, dy automjete, një 'Audi' me ngjyrë të bardhë dhe një tjetër me ngjyrë të zezë, i presin rrugën makinës në të cilën po udhëtonte Kaçaj bashkë me djalin e tij.

Shoferi i Kaçajt ndalon dhe persona të maskuar e të armatosur që dalin nga një fuoristrada e bardhë dhe pozicionohen përballë mjetit të tij. Siç duket dhe në video, ka qenë një manovër e shoferit të Kaçajt, ajo që u ka shpëtuar jetën. Makina e Kaçajt ecën mbrapsht dhe më pas rrotullohet në një karburant, gjë që u ka shpëtuar jetën udhëtarëve.

Deklarata e Berishës:

Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim. Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal. Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan. Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit. Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër.

Si ndodhi atentati?

Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit, i cili në zgjedhjet lokale të 14 majit mbështeti koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe sapo ka kaluar vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën. Shoferi i tij ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njoftoi në atë kohë se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale.  Pas ngjarjes, Kaçaj doli në një konferencë urgjente me kryedemokratin Sali Berisha dhe drejtuan gishtin drejt kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu e kryeministrit Edi Rama.

Poll

MOS HUMB