Politikë

Meta njofton "ndarjen” me Berishën: Do vazhdoj i vetëm!

Ilir Meta e ka lënë rrugën të hapur për bashkëpunim mes tij dhe PD që "11 dhjetorit', duke nënkuptuar se shkak për "ndarjen" mund të ketë qenë afrimi i Partisë Demokratike me grupin e deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin.

k.m.
Meta njofton "ndarjen” me Berishën: Do vazhdoj i vetëm!
Ilir Meta

TIRANË- "Ndahet" koalicioni "Bashkë fitojmë"?! Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ardhmërinë e koalicionit opozitar me kryedemokratin Sali Berisha, e duket se shkak mund të jetë bërë bashkimi me demokratët e tjerë. Në një intervistë të dhënë për MCN, Ilir Meta tha se: Koalicioni "Bashkë Fitojmë" bëri përpjekjet më të mira për atë kohë dhe ato rrethana. Sa i përket të ardhmes Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me Partinë demokratike të 11 dhjetorit. Jemi ende në kohë për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm si Parti e Lirisë. 

Mesa duket bashkimi që u krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Megjithatë Meta e ka lënë rrugën të hapur për bashkëpunim mes tij dhe PD që "11 dhjetorit', duke nënkuptuar se shkak për "ndarjen" mund të ketë qenë afrimi i Partisë Demokratike me grupin e deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin. Ndërkohë që po ashtu, ky i fundit vetëm pak orë më parë u përjashtua nga Partia Demokratike me një vendim të marrë nga grupimi i Lulzim Bashës. Por deri më tani ka reaguar.

Teksa vetë vendosi që të mos jepte një përgjigje përfundimtare sa i përket koalicionit me Berishën, Meta komentoi letërporosinë që Struktrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur për të dhe familjarët e tij drejt SHBA-ve, Meta e quan një orkestrim të personave që fshihen pas kryeministrit Rama.

"Nuk ekziston asnjë shqetësim për dhjetra dhe qindra letërporosi që shkojnë dhe do të shkojnë. Jam i bindur që në të gjithë jetën time, gjithmonë kam respektuar ligjin. Kushdo kujton se duke insekuar ngjarje të paqëna me kallëzues të rremë, këto janë lëvizje të pashpresa,"-shtoi gjithashtu Meta. 

Megjithatë, pas publikimit të këtij lajmi, Zëri.ai ka kontaktuar me zyrën e shtypit të Partisë së Lirisë për të marrë një përgjigje më të qartë lidhur me fatin e koalicionit opozitar në Kuvend dhe në zgjedhjet e ardhshme. Në momentin që do të ketë një përgjigje zyrtare, do të bëhet me dije për lexuesit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB