Politikë

Bardhi: Grupi i PD po punon për një projekt të përbashkët politik! Aksioni në Kuvend...vazhdon

Ndërkohë u shpreh se grupi do të vijojë të jetë i bashkuar në aksionin opozitar në Kuvend.

E.K
Bardhi: Grupi i PD po punon për një projekt të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar këtë të enjte se grupi i PD po punon për një platformë bashkimi, por nuk dha detaje se çfarë do të përmbajë. Ndërkohë u shpreh se grupi do të vijojë të jetë i bashkuar në aksionin opozitar në Kuvend.

Gazment Bardhi: Jemi bashkarisht duke punuar dhe do të gjejmë zgjidhje për të bashkuar PD-në. Sa herë kam dalë në studio, ju kam bërë thirrje deputetëve që të bashkohemi të gjithë bashkë kundër kundërshtarit tonë politik, që në rastin konkret është Edi Rama. Nuk do të më dëgjoni kurrë të futem në konflikt me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë kontribuar për bashkimin e Shqipërisë. Zgjidhja për partinë, do të jeni të sigurtë që me pjekurinë që keni treguar me faktin që shumica e deputetëve të PD-së janë ndërgjegjësuar që të ndarë, i fituar është vetëm Edi Rama. Për mua nuk ka asgjë më shumë rëndësi se bashkimi i PD-së. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia politike. Kam deklaruar se është i nevojshëm bashkimi i opozitës do të vazhdoj të punoj për këtë. Grupi i PD-së është bashkuar para se të niste ky aksion dhe do të vazhdojë të jetë i bashkuar. Ai grup deputetësh që është bashkuar, do të vijojë të jetë i bashkuar në parlament. I njëjti grup është duke punuar për një projekt të përbashkët politik. Të jeni të sigurtë se shumë shpejt të njiheni me një projekt të përbashkët politik të këtij fronti opozitar.

I ftuar në “Opinion”, Gazment Bardhi u ndal dhe tek aksioni opozitar. Ai deklaroi se nëse maxhoranca vijon të mos ngrejë komisionet hetimore, atëherë aksioni i opozitës në Kuvend do të përshkallëzohet.

Gazment Bardhi: Që nga nisja e aksionit tonë, i kemi bërë të qarta se kush janë kërkesat tona. Së pari, ka të bëjë me ngritjen e komisioneve hetimore, së dyti me çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë kemi propozuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës. Së treti, deputetë të ndryshëm të opozitës kanë propozuar 31 projektligje që nisin nga lufta kundër korrupsionit dhe deri tek ligji për minimumin jetik. Ne nuk po kërkojmë asnjë favor, ngritja e komisioneve është një e drejtë që na takon. Gjërat nuk janë siç duket në Shqipëri dhe ky është fakt. Në momentin që mazhoranca respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, situata kthehet në normalitet. Unë e kam paralajmëruar kryetaren e kuvendit, i kanë thënë se nuk do të ketë normalitet nëse ju injoroni kërkesat e opozitës. 0 lidhje me atë çështje, të plotësojnë kërkesat dhe do të shikoni që përsa i përket opozitës, situata në kuvend, normalizohet menjëherë. Si kundër, protestën në Kuvend e kemi nisur në 5 Tetor, ndërkohë që veprimtaria e SPAK ndaj Berishës ka nisur në 21 Tetor. Propozimi për këtë aksion është bërë në grupin parlamentar.  Ne do të vazhdojmë t’i shfaqim opinionit publik shqiptar se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i një vendi. Do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Qytetarët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa vetë ato të opozitës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë. Janë kërkuar gjithsej 8 komisione hetimore, 3 prej të cilave nuk kanë kaluar fare për diskutim as në seancë plenare. Vetëm në këtë sesion, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB