Politikë

Sali Berisha i hap rrugën Argites në PD, por ka një KUSHT: S'mund të garojë përballë meje!

Ai tha se ai nuk mban përgjegjësi pas largimit të tij nga detyra dhe se e bija ka të drejtë të marrë pjesë në gara si çdo demokrat.

E.K
Sali Berisha i hap rrugën Argites në PD, por ka një KUSHT:
Sali Berisha dhe Argita Malltezi (Berisha)

TIRANË-Për herë të parë Sali Berisha ka deklaruar këtë të enjte se përfshirja e vajzës së tij në politikë mund të jetë një opsion, por për këtë ai ka një kusht. I pyetur për përfshirjen në Partinë Demokratike të Argita Malltezit, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa i ai është në krye të PD. 

Kjo pasi, sipas Berishës, PD nuk mund të jetë një parti familjare. Ndërkohë e la një derë të hapur pas largimit të tij. Ai tha se ai nuk mban përgjegjësi pas largimit të tij nga detyra dhe se e bija ka të drejtë të marrë pjesë në gara si çdo demokrat. Deklaratën kreu i PD e bëri në studion e "Çim Peka Live". 

Sali Berisha: Dhe unë kam kodin tim. Ajo nuk mund të jetë…Pas meje unë nuk jam përgjegjës, për atë që ndodh pas meje. Ajo ka të drejtë si çdo demokrat të marr pjesë në gara cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me të atin e saj.  S’ka diskutim, s’mund të bëhet partia familje.

Zërat për pëfshirjen në politikë të Argita Malltezit janë shtuar së fundmi. ZËRI e ka paralajmëruar që herët përfshirjen e Malltezit në jetën aktive politike. Fjalimi i saj në Kuvendin e 2 dhjetorit të demokratëve ku i ati u rikonfirmua në krye të partisë pas humbjes në zgjedhje i shtoi akoma më shumë zërat dhe duket se po e afirmon atë si pasëardhëse të Sali Berishës në PD, por sa gjasë ka të ndodhë? Kjo i mbetet kohës./ZËRI

Poll

MOS HUMB