
TIRANË- Ndonëse një ditë më parë, GJKKO deklaroi se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë, avokati i Sali Berishës Sokol Mëngjesi ka pohuar të kundërtën ditën e sotme. Mëngjesi ka treguar se ka dërguar me postë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e Berishës.
“E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të rudina palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha Mëngjesi.
Një ditë më parë vetë etë GJKKO, përmes një njoftimi për mediat shprehet se tek sekretari i gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka./ZËRI