Politikë

"Asnjë fjalim, vetëm aksion"/ Noka e Bardhi mbledhin kryetarët e degëve, porositë e fundit para protestës

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, drejtuesit politikë të qarqeve, por edhe të gjithë kryetarët e degëve.

k.m.
"Asnjë fjalim, vetëm aksion"/ Noka e Bardhi mbledhin
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

TIRANË- Prej dy orësh, në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim, ku demokratët diskutuan lidhur me protestën që është planifikuar për të hënën, më 7 tetor. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, drejtuesit politikë të qarqeve, por edhe të gjithë kryetarët e degëve.

Në mbledhje fokusi kryesor ka qenë strategjia që do të ndjekë opozita në protestën e së hënës. Një ndryshim nga protestat që kemi parë deri më tani është fakti se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime. Përkundrazi kërkojnë që i gjithë tubime të shoqërohet nga akte të mosbindjes civile.

Në mbledhje, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka mbajti një fjalë të shkurtër për të motivuar demokratët që ishin pjsë e mbledhjes.

“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë,”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka.

Të hënën 7 Tetor 2024, në orën 18:00, opozita do të dalë në protestë. Sot, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi se nuk do të merrte pjesë në protestë për shkak se ende ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie", por shtoi se gjithçka do ta ndjekë nga ekrani i televizorit. Tubimi do të fillojë nga Kryeministria dhe më pas, do të shtrihet në të gjithë Tiranën. Aksioni i opozitës ka nisur menjëherë pas arrestimit të tashmë ish-deputetit Ervin Salianji, i cili duhet të vuajë 1 vit burg. Menjëherë më pas, opozita lajmëroi se nuk i njihte më institucionet shtetërore dhe nisi kaosin në Kuvend. 2 seancat e fundit opozita ka djegur karriget dhe manekinë me fytyrat e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB