Politikë

Salianji kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit me 1 vit burg, Gjykata e Lartë mblidhet me 15 tetor

Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Lartë Salianji pretendon se dënimi me burg i shkakton pasoja të rënda, humbjen e mandatit të deputetit, por edhe pamundësi kandidimi në zgjedhjet e vitit 2025.

I.F
Salianji kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit me 1 vit burg, Gjykata
Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Lartë do të mblidhet më 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për pezullimin e vendimit të dënimit me një vit burg.

Salianji disa ditë më parë me anë të avokatëve të tij depozitoi në Gjykatën e Lartë, kërkesën e tij për pezullim të vendimit të Apelit ose shtyrjen e tij me 3 muaj. Mësohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Sokol Binaj.

Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Lartë Salianji pretendon se dënimi me burg i shkakton pasoja të rënda, humbjen e mandatit të deputetit, por edhe pamundësi kandidimi në zgjedhjet e vitit 2025.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB