Politikë

Protesta e të hënës- Opozita pritet të paralizojë kryeqytetin, grupe të rinjsh do të shpërndahen në disa rrugë

Deri tani skenari është mbajtur i rezervuar nga drejtuesit kryesorë të opozitës

E.K
Protesta e të hënës- Opozita pritet të paralizojë
Protesta e opozites 7 tetor

TIRANË- Kur na ndajnë 3 ditë nga protesta e ditës së hënë, e thirrur nga Partia Demokratike, skenarët janë ende të paqartë, me organizatorët që thonë se fjalën atë ditë do ta kenë qytetarët. Në protestë nuk do të ketë fjalime, ndërsa qytetarët do të shpërndahen në disa pika të kryeqytetit, ku do të ketë edhe bllokim të rrugëve, një shenjë kjo e mosbindjes civile.

Fillimisht protestuesit do të mblidhen përpara kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe më pas pritet të shpërndahen në akse kyçe të kryeqytetit, me qëllim bllokimin e rrugëve. Por ende nuk ka detaje se sa do të zgjasë protesta, dhe as se si do të ndahen organizatorët. Grupet që do të zhvendosen në disa zona të Tiranës, pritet që të përbëhen kryesisht nga protestues të rinj në moshë. Nga ana tjetër, kjo protestë do të jetë edhe një test për drejtorin e ri të policisë së shtetit, Ilir Proda, ndërsa në terren do të angazhohen mijëra efektivë.

Fakti që protesta do të bëhet në disa pika të ndryshme të Tiranës, pritet që ta vështirësojë punën dhe për efektivët e policisë. As ish-kryeministri Sali Berisha nuk dha detaje në lidhje me organizimin e protestës, ndërkohë që PD ka shpërndarë fletëthirrje për qytetarët, ku i fton të gjithë të bashkohen pasditen e të hënës në Tiranë.

Përmbajtja e fletëthirrjes:

Një njeri i vetëm, Edi Rama, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e veta. Ka asgjësuar zgjedhjet e lira, përmes patronazhistëve, frikësimit dhe blerjes masive të votës

Ka bllokuar prej 11 vjetësh të Reformën Zgjedhore Mohimi i së drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synon deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.

Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për ta ruajtur pushtetin personal.

Mazhoranca në Parlament refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të Ramës përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbahet në izolim anti-kushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitare. duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua me dëshmitar të rremë dy ditë para zgjedhjeve te cilat i fitoi, por Edi Rama, me proces gjyqësor politik i mori mandatin e kryebashkiakut

Javën që shkoi, n/kryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos pas një procesi gjyqesor politik, me dëshmitarë të rremë, sepse denoncoi trafiqet e vëllait të ministrit të Brendshëm. Burgosja e një deputeti, pa ligj dhe prova, është mesazh politik për heshtjen e opozites. asgjësimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

SPAK amniston të gjitha aferat korruptive ku gjendet firmae

Edi Ramës ose ku ai është përfitues. Për interesa mafioze dhe antishqiptare Edi Rama shpalli ne OKB Shtetin Bektashi në Tiranë.

KM u tall me pensonistët duke u premtuar rritje të pensioneve në mars, por vetëm i indeksoi me 1.6%

Të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kunder padrejtësive, me autor të vetëm Edi Ramën

Mospajtimi me padrejtësine eshte mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministrin dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

TË HËNËN, MË 7 TETOR 2024,

ORA 18:00

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzimet apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Aksioni i opozitës u përshpejtua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ndërsa prej kohësh Partia Demokratike, ka shpalosur kërkesën e saj për qeveri teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB