Politikë

U dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit të vendimit në Gjykatën e Lartë

Në kërkesën, ai ka kërkuar pezullimin e dënimit ose shtyrjen e tij për 3 muaj, pasi ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të: përfundimin e mandatit si deputet!

I.F
U dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Në kërkesën, ai ka kërkuar pezullimin e dënimit ose shtyrjen e tij për 3 muaj, pasi ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të: përfundimin e mandatit si deputet! Në rekursin prej 9 faqesh, Salianji shprehet se dënimi i caktuar ndaj tij është i padrejtë dhe pa prova, ndërsa shton se arrestimi i tij ka qenë një procedurë e nxituar. Për demokratin, duhet të pritej njëherë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë, e nëse nuk do të kishte një të tillë, mund të arrestohej. Për moshumbjen e mandatit, Salianji duket se ka shpresë në faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është mbledhur që të shqyrtojë heqjen e mandatit të tij, e zëvendësimin e demokratit në sallë. 

"Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka njëvendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1,çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimitme burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.Po ashtu, element tjetër i rëndësishëm që duhet te merret parasysh nga Gjykata e Lartë është fakti që vepra penale e supozuar e konsumuar nga ana e kërkuesit Ervin Salianji, ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite më parë nga marrja e vendimit formë të prerë. Kërkuesi nuk i është shmangur asnjëherë hetimeve apo gjykimit duke qenë pjesëmarrës në çdo seancë gjyqësore dhe nuk ka asnjë qëllim për mosekzekutimin e këtij vendimi pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar dhe humbjes së aktualitetit të këtij dënimi në lidhje me funksionin e parandalimit të posaçëm të dënimit penal,"- thuhet në kërkesë. 

DOKUMENTET E REKURSIT:

U dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimitU dënua me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin e ekzekutimit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB