Politikë

Arrestimi i Berishës, një grup të rinjsh ngujohen në selinë e PD, paralajmërohet protestë

Gjykata përveçse e ndalon Berishën të dalë nga banesa, duke e ruajtur me policë te dera, i ndalon dhe komunikimin me persona të tjerë që nuk jetojnë me të

E.K
Arrestimi i Berishës, një grup të rinjsh ngujohen në
Te rinjte prane baneses se berishes

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Posaçme për izolimin e Sali Berishës, nën masën e arrestit të shtëpisë, duke i ndaluar komunikimet me botën e jashtme, ka sjellë reagimet e para në kampin blu.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grup të rinjsh, pjesë e departamentit  ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike u mblodhën pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit përmes avokatëve të tij sqaroi se do të apelonte vendimin e Gjykatës, brenda afatit të parashikuar 5 ditor.

Nga ana tjetër në rrjetet sociale është bërë thirrje dhe për mbajtjen e një proteste në orën 10:00 përpara banesës së Berishës.

Gjykata e Posaçme pranoi dje kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB