Politikë

Berisha në 'arrest shtëpie', vjen edhe një koment nga Meta: Po tentohet eliminimi i opozitës

Po ashtu, Meta shton se duhet të jetë një këmbanë alarmit për të gjithë qytetarët pasi po cënohet pluralizmi politik.

k.m.
Berisha në 'arrest shtëpie', vjen edhe një koment nga
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe pse 6 orë me vonesë e ka bërë një koment për vendosjen e kryedemokratit Sali Berisha në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Në një postim në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se masa ndaj Berishës është tentativë për eliminimin e opozitës. Po ashtu, shton se duhet të jetë një këmbanë alarmit për të gjithë qytetarët pasi po cënohet pluralizmi politik. 

"Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë,"- shkruan Ilir Meta.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB