
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që tqë ngrihen në protesta me nisjen e zbatimit të paktit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, për të sjellë emigrantët në vendin tonë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se shqiptarët nuk duhet që të lejojnë që vendi i tyreë të kthehet në një konglomerat emigrantësh ku nuk flitet gjuha shqipe.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Kanë mbërritur sot 16 emigrantët e parë në Shëngjin, sipas Paktit Rama-Meloni, janë pritur me protesta nga aktivistët, qëndrimi juaj?
Përgjigje: E gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në protestë në mënyrë që ky të mos jetë më një vend konglomerat emigrantësh, të huajsh dhe ku mos flitet më as gjuha Shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë.
Sot kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që po strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni. Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm burra, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës. Por emigrantët janë pritur sot me protesta. Qytetarë të Lezhës kanë dalë sot me pankarta kundër marrëveshjes. Edhe Këshilli i Europës, e cilëson marrëveshjen si të paligjshme.