
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë lajmëruar se ata do të protestojnë në dyert e Parlamentit Evropian. Bëhet me dije se me datë 23 tetor, deputetët e grupit parlamentar do të udhëtojnë drejt Strasburgut dhe do të protestojnë për situatën politike në ven dhe arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji.
Gjithashtu, pritet që ata të takohen me zyrtarët e Parlamentit Evropian dhe eurodeputetëve. Pas protestës së tyre në Strasburg, pritet që ata të demonstrojnë sërish në Tiranë.
Më 7 tetor opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. /ZËRI