Politikë

Përfaqësuesit e Ambasadës britanike vizitë në selinë e PD-së, takohen me Zhulalin e Alimehmetin

Bëhet me dije se në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.

I.F
Përfaqësuesit e Ambasadës britanike vizitë në
Pamje nga takimi

TIRANË- Sekretarja e parë Politike e Ambasadës Britanike, Shakira Birtwhistle, ka vizituar sot selinë e Partisë Demokratike. Ajo është takuar me drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të PD-së Ilda Zhulalin dhe me Ilir Alimehmetin. Bëhet me dije se në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.

“Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025. Kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese. Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike. Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi,”- bëhet me dije në njoftimin e PD.

Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Në fund të takimit, sipas PD-së u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD, pasi prej kohësh në opozitë vizitat nga zyrtarë të jashtëm kanë qenë të pakta, për shkak të shpalljes së Sali Berishës "non grata" nga SHBA dhe Britania e Madhe. /ZËRI

Poll

MOS HUMB