Politikë

SPAK çoi në GJKKO dosjen "Partizani", caktohet gjyqtarja që do të gjykojë Berishën e Malltezin

Ndërsa tani, Davidhi, brenda 10 ditësh duhet të caktojë datën e seancës paraprake.

I.F
SPAK çoi në GJKKO dosjen "Partizani", caktohet gjyqtarja
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Gjyqtarja Flojera Davidhi është përcaktuar me short për të vendosur për Dosjen “Partizani”, ku janë marrë të pandehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim. Davidhi, është gjyqtarja që do të marrë vendimin nëse çështja do të dërgohet ose jo për gjykim.

Ndërsa tani, Davidhi, brenda 10 ditësh duhet të caktojë datën e seancës paraprake.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet lidhur me çështjen e ish-kompleksit "Partizani". Kështu, dy hetuesit Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan tashmë të përmbyllur dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkë me kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, akuzë penale është ngritur për dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina. 

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa ky i fundit, akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe per “pastrim parash”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB