
ZVICËR- Një vit nga arratia e tij detaje të reja kanë dalë në dritë nga qëndrimi i tij në Zvicër. Arben Ahmetaj rezulton se prej 20 shtatorit të vitit 2023 ka statusin e azilkërkuesit në shtetin e Zvicrës. Dokumentat tregojnë se ai është mbajtës i kësaj leje qëndrimi në këtë shtet deri me datën 9 Janar të këtij viti. Të dhënat flasin se ai ka dhënë të njejtën adresë banimi në dokumentat për plotësimin si të bashkjetueses së tij Erjola Hoxha.
Sipas 'Oranews' një tjetër e dhënë del nga prokuroria e posaçme mbi ish-zv.kryeministrin Ahmetaj. Sipas policisë atje ai ka një indentitet të dytë. Ky identitet sipas raportit të siguruar ka të njëjtën emër dhe mbiemër por ndyshimi qëndron pikërisht tek ditëlindja e Arben Ahmetaj. Në shkresën me identitet të dytë rezulton se ditëlindja 27 qershor 1969 në vend të datës 28 qershor datë kjo e lindjes së tij.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. /ZËRI