
TIRANË- Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë. Në fjalimin e tij të parë nga Tirana, numri një i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se ishte i lumtur që gjendet në vendin e Shqiponjave. Falenderimet i nisi me gazetarët, duke i falenderuar për ekspozimin e korrupsionit. Pasi falenderoi edhe të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane, Davis Winsner, u ndal më gjatë tek kryeministri Edi Rama. Për kreun e qeverisë, Blinken tha se ka qëndruar gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Amerikën, duke përmendur strehimin e afganëve.
“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë. Jam sot me ju për të festuar arritjet e programeve. Është vlerësim për punën tuaj. Falenderoj edhe zotin kryeministër, Edin. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si kryebashkakiak e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Zoti kryeministër është shumë i mirë, 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftës së ftohtë, ku ndërtimi përfundoi 35 vite më parë. Ndërtesa iu dedikua një diktatori që përfaqësonte të kaluarën, në atë kohë, e vetmja marrëdhënie ishte Zëri i Amerikës, por sot, shikoni rreth e qark. Ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, salla teknike, është një simbol i fuqishëm i të ardhmes dhe tanishmes. Shqipëria ka hyrë në Kampionatin Europian për herë të dytë. Herën e fundit në 2016 ishte koha e fundit që një sekretar amerikan vizitoi Shqipërinë, nuk dua të them që ka lidhje, po ndoshta vij gjatë finaleve dhe iu ndihmoj. Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin. Njerëzit e rinj si ju e krijuan ndryshimin, këtu mes nesh kemi gazetarë që ekspozojnë korrupsionin, kemi gra që zhvillojnë bizneset e tyre dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive. Kemi mirëpritur familjet afgane që janë arritur kjo tregon mirësinë e shqiptarëve. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Nuk është vetëm fakti që po i prisni me krahë hapur, por edhe mënyra sesi po i prisni. Duhet të them se kisha shumë emocione që mes refugjatëve kishte 2 prindër, burrë e grua me 5 fëmijë, secili prej tyre ishin të parët në shkollë. Por kur talebanët erdhën në pushet, vajzat nuk shkonin dot në shkollë. Vajzat e tyre tashmë kanë mësuar anglisht në mënyrë perfekte dhe kanë shumë ide për të ardhmen e tyre, njëra do modën, tjetra biznesin. I thashë një ide që të punonin së bashku në biznesin e tyre për modën. Shpresa iu hoq nga talebanët, por u ringjall se erdhën në Shqipëri për të vijuar rrugën e tyre në Amerikë. Dea Rrozhani nga Tirana është nga programi i ambasadës sonë, ky program sjell vajza të reja në SHBA për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi në APP të luftojë dhunën dhe ajo sot është në Universitetin Pensilvanisë ajo ka thënë se ‘nuk i mbyll sytë përballë problemeve por veproj për ti zgjidhur.’ Ky është gjithë thelbi i këtyre programeve të shërbimeve që ne i sjellim në Shqipëri. Ne duam të mësojmë prej jush ashtu siç shpresojmë që dhe ju të mësoni prej nesh. Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira, ne duam që të mësojmë prej jush, ashtu siç mësoni dhe ju prej nesh. Për 30 vitet e fundit kam punuar për qeverinë, kam udhëtuar në mbarë botën. Në çdo vend ka një person që ka një ide origjinale për të zgjidhur një problem. Nëse kjo eksperiencë nuk ndahet, bota nuk përfiton. Sa më shumë këmbejmë eksperiencën tonë, aq më të mirë do jemi. Sot, unë shumë i bindur që shekulli i ri që po vjen, do të shikojmë që vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurtë dhe stabël. Jam shumë mirënjohës për rolin tuaj. Ju falenderoj,"-tha Blinken./ZËRI