
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim, edhe pse jashtë radhë, për të pritur sekretarin amerikan, Antony Blinken. Takimi i parë mes tyre është mbajtur në ambientet e Piramidës së Tiranës, historinë e të cilës, Rama nuk ngurroi që t'ja tregonte mikut nga Amerika. Në fjalën e tij, Rama i tregoi se ishte e ndëruar për diktatorin Enver Hoxha, duke mos i kursyer as batutat.
"Zoti Blinken kam një lajm për ju, kjo qëndër, e cila u ndërtua për diktatorin Enver Hoxha sot po iu pret ju. Ai po rrotullohet sot në varr. Ai na rriti me urrejtjen ndaj jush. Por sot ne ju mirëpresim dhe ju urojmë marrëdhënien tonë. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli nuk i lejoi. Në emër të të gjithë shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen. Ashtu siç është shkuar në ligjin tonë të parë, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit edhe mikut. Kini parasysh që ndoshta nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjeera që keni vizituar, apo jo aq të pasur, por jemi një vend që të gjithë dedikimin tonë ia kemi dhënë SHBA-ve, e po ashtu nuk jemi aq të mërzitshëm,"-tha Edi Rama./ZËRI