TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Eric Wendt ka zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës shqiptare ku kanë marrë pjesë deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të forcave të tjera politike.
Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët të Partisë demokratike dhe përfaqësues të partive të tjera të vogla.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe dy senatorë amerikanë, të cilët ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri në kuadër të një vizite në vend.
Takimi zhvillohet në vijim të angazhimeve diplomatike të ambasadorit Eric Wendt, i cili pas mbërritjes në Shqipëri dhe marrjes së detyrës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare./ZËRI