
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare zgjati vetëm 30 minuta për shkak të tensioneve dhe incidenteëve që ndodhen jashtë sallës. Deputeti socialist, Erion Braçe në përfundim të seancës tha për mediat se edhe PS ka qenë opozitë por nuk ka marrë benzinë me vete. Ai gjithashtu ironizoi deputetët duke thënë se në Parlament shahen të gjithë, ndërsa më pas puthen.
“Për ata nuk përgjigjem. Kanë tjetër shef ata. S’behëm dot shefi i tyre. E keni fjalën për Metën që hypi. Keni parë ndonjë herë të hymë me benzinë në parlament. Aty shahet nga mëngjesi në darkë. Te klubi jo te klubi jo, puthen të gjithë aty”, tha Braçe.
Seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve. /ZËRI