Politikë

Nuk ka normalitet, Kuvendi mbyllet në më pak se 30 minuta

Socialistët miratuan dhe kaluan në votim një pjesë të marrëveshjeve që ishin në rendin e ditës, dhe më pas Elisa Spiropali njoftoi mbylljen e seancës

E.K
Nuk ka normalitet, Kuvendi mbyllet në më pak se 30 minuta
Elisa Spiropali

TIRANË- Është mbyllur për më pak se 30 minuta seanca e sotme në Kuvend, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve.

Teksa zhvillohej seanca e shkurtër plenare, deputetët e opozitës dogjën në oborrin e Kuvendit, 4 manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.

Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit dhe më pas u spërkatën me benzinë nga deputetët e opozitës duke iu vendosur zjarrin. Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB