TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në mbarim të aksionit opozitar tha për mediat se deputetët do të vijojnë me aksionin e tyre. I pyetur sesi do të vijojnë, Bardhi u përgjigj si t’iu teket. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes opozitës dhe Edi Ramës dhe ka kërkuar t’iu njihen të drejtat që kërkon opozita.
"Ne do të vazhdojmë si të na teket. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin. Ska patur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar të na njoh të drejtat që ka opozita në kuadër të aksionit, u detyrua për shkak të aksionit. Dënimet janë shfuqizuar nga Gjykata. Nuk janë vendosur flakë Kuvendit. Karriget janë mjet pune, ka dhe detyrim ta dëmshpërblejë. Nuk është e Edi Ramës dhe as e Elisa Spiropalit", tha Bardhi.
Nga ana tjetër seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve. /ZËRI