Politikë

Aksioni i SPAK në Shkodër, PSD: Mbështesim SPAK, anëtarët s’janë të përfshirë në krime zgjedhore

Doshi është shprehur se kontrollet e kryera nuk kanë asnjë lidhje me partinë e tij apo me anëtarët e saj.

I.F
Aksioni i SPAK në Shkodër, PSD: Mbështesim SPAK,
Tom Doshi

TIRANË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Doshi është shprehur se kontrollet e kryera nuk kanë asnjë lidhje me partinë e tij apo me anëtarët e saj. Më tej, ai shprehet se mbështet punën e SPAK.

Aksioni i SPAK në Shkodër, PSD: Mbështesim SPAK,
Deklarata
Aksioni i SPAK në Shkodër, PSD: Mbështesim SPAK,
Deklarata

“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së, në veriun e vendit, PSD përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim dashakeqës. Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative. Janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka pasur prezencë të policisë dhe as të BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze. Ne mbështesim SPAK në mënyrë të padiskutueshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Poll

MOS HUMB