Aktualitet

“Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier: Ishte e trembur...

Ai tregoi se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

F.I
“Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Komshiu, i cili gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Ai tregoi se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.  Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai për Euronews.

Ngjarja tronditëse u raportua një ditë më parë (1 korrik) pas arrestimit të 36-vjeçarit. Denoncimi në Polici u bë nga vetë e mitura. 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Edhe nëna e të miturës, pohoi se vajza e saj është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë që përjetonte. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari ka pranuar në Gjykatë aktin e rëndë.

*Detajet lidhur me emrat dhe fotot e personave të përfshirë në ngjarje janë vetëm me iniciale dhe të mbuluara për të mos identifikuar viktimën

Poll

MOS HUMB