
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është shmangur këtë të martë pyetjes së bërë nga ZËRI se nëse masa e arrestit të shtëpisë do të zhvillohet në selinë e PD, do të rrezikonte që kjo e fundit të kthehej në një ‘fortesë” kundër Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Përballë pyetjes, Berisha u rikthye pas në kohë, duke deklaruar se rikthimi i tij është për Partinë Demokratike, të cilën garantoi se do e dërgojë në fitore.
Ndërsa i pyetur se në kushtet ku ndodhet sot Partia Demokratike, kush është “asi nën mëngë i Sali Berishës”, kryedemokrati “paralajmëroi” Kryeministrin Edi Rama me fjalët: Ky rrëmbeu votën. Nuk mund t’ja falja kurrë unë atij, asnjëherë. Dhe beteja do ishte në fitoren tonë. Erdha unë, u riktheva unë për qëllim tjetër, e para t’i rikthejnë votën shqiptarëve, se është misioni i partisë. E dyta, të fitojë Partia Demokratike, se e meriton. Dhe këto dyja do ndodhin. E para është realizuar, e dyta do ndodhë prap. Mos të mendojë më Edi Rama, se ka historira vendi.
Pyetje: Edhe ditën e sotme avokatët tuaj pas daljes nga Gjykata e Posaçme hezituan të jepnin një përgjigje nëse është marrë një vendim nëse masa e arrestit do kryhet në banesë apo në selinë e PD. Në rast se do zhvillohet në seli, në një farë mënyre, a rrezikon PD të kthehet në një fortesë përballë SPAK-ut? Në kushtet ku jemi, cili ësht asi nën mëngë i Sali Berishës?
Sali Berisha: Tani, të marrim pak Sali Berishën. Pse këto akte ndaj tij? Këto akte ndaj pikërisht, sepse Sali Berisha, me bashkëpunëtorët e tij, me mbështetësit e tij thërrmoi, shkërrmoqi ëndrrën e Edi Ramës për të qeverisur pa opozitës. Shkërrmoqi, thërrmoi, bëri të paqenë ëndrrën e Edi Ramës për të qeverisur pa opozitë, për të kontrolluar opozitën. Se atij i duhet një opozitë e kontrolluar, por për të kontrolluar opozitën. Dhe këtë, Sali Berisha e bëri absolutisht vetëm e vetëm për atë çka ai beson. E thashë sot me të rinjtë, po e them dhe këtu me ju. Në vitin 1990, para vitit 1990, kur unë kam marrë vendimet e mia për të dalë kundër diktaturës, nuk kam patur në mënyrë absolute asnjë ambicje tjetër, përveçse dy. Të votojmë siç duhet të lirë, dhe të flasim të lirë. Unë isha një mjek, të gjithë investimin tim e kisha në kardiologji, as që kisha interesa tjera mbi to. Asnjë. Unë isha prijës, kalorës në fushën time. Kisha investuar 23 vjet, kisha publikuar kudo në botë. Por ishin këto dy faktorët që më shtynë mua të dal kundër. Tani, kjo më gjeti mua komplet të pregatitur, se atëherë më janë dashur mua disa vite për ta marrë atë vendim, të jem i sinqertë. Nuk ishte vendim i lehtë. Se njeriu ka familje. Kurse tani nuk më është dashur asnjë minutë. Se ajo është në shpirtin tim.
Ky rrëmbeu votën. Nuk mund t’ja falja kurrë unë atij, asnjëherë. Dhe beteja do ishte në fitoren tonë. Erdha unë, u riktheva unë për qëllim tjetër, e para t’i rikthejnë votën shqiptarëve, se është misioni i partisë. E dyta, të fitojë Partia Demokratike, se e meriton. Dhe këto dyja do ndodhin. E para është realizuar, e dyta do ndodhë prap. Mos të mendojë më Edi Rama, se ka historira vendi.
Ditën e sotme nisi seanca për dhënien e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha nuk u paraqit në seancë dhe në vend të tij u paraqitën avokatët, të cilë kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konflikt interesi në rastin e tij. Seanca është shtyrë për paraditen e nesërme për shkak se avokatët e Berishës kërkuan më shumë kohë që të njiheshin me dosjen./ZËRI