
TIRANË- Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk është takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ndërsa ndjehet i “llahtarisur” nga ato që kanë dalë në media. Ish-ministri tha se sot demokracia në Shqipëri është në rrezik. Ndër të tjera, Ahmetaj tha se do e vazhdojë betejën e tij me drejtësinë…dhe pse nga arratia. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live".
Arben Ahmetaj: Jam i bindur se pas kësaj interviste do të marr kërcënime dhe batuta të reja. Do stigmatizohen, njerëzit e mi do rimasakrohen. Kjo është për film Netflix. Nuk ia merrte mendja njeriu që për 30 vjet në Shqipëri do të rrezikohej sërish demokracia. Kam përgjegjësitë e mia morale, për naivitetin, besnikërinë, etj. Një ditë do të ketë shumë me këllqe do të flasin.
Pyetje: A je takuar me MCgonigal?
Arben Ahmetaj: Kurrë. Jam llahtarisur nëse ato që po thuhen janë të vërteta. Po ta them, kushdo e di. Nuk kam pasur të bëjë, nuk e dija, jam habitur. Por kjo ka të bëjë naivitetin tim. Jemi duke folur për cënim të 4 shtyllave: siguri komëbtare, korrupsion, demokraci, korrupsion i një përfaqësuesi të një institucioni elitë amerikan. Mbaje mend që atë që të thashë. Pres masakrim të plotë.
Pyetje: Do e vazhoni këtë betejë?
Arben Ahmetaj: Unë sot familjen ekam të shkatërruar. Familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, karrierës time që shkrihet poshtë thundrës së kokës së zezë. Çfarë kam për të humbur unë? Jetën?! Okej. Ta marrin dosjen dhe ta çojnë për gjykim në çdo vend të Europës demokratike. Ata të kenë anti-revolucionistët, le të shkojmë në gjykatat e perëndimit të vërtetë. Siç jam gati të deponoj, po ua them shqiptarëve, aty është përmbysur sistemi. Gjykata është në presionin e SPAK. Prokurori ka thënë në korridore, Arben Ahmetaj rrezikon pafajsinë. Ej? Më prezymo të pafajshëm./ZËRI