
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë komferencës për gazetarët tha se nuk do të ketë kandidat tjetër për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Berisha tha se do të jetë ai që do të përballët me kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2025.
“Më pyet a do pranojë Sali Berisha t’i caktojë Rama kryeministrin apo kryetarin e Partisë Demokratike. Berisha nuk e pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në SHBA dhe do e pranojë nga Edi Rama!
Beteja ime është për sovranitetin e këtij vendi. Edhe 150 gjyqtarë po të firmosin, nuk do të mund t’ia caktojnë opozitës kryetarin. Pse u ktheva unë? Sepse pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Dështuan përpjekjet dhe do dështojë. Në narkodiktaturë nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por për farsë elektorale,”- tha Berisha. /ZËRI