Politikë

"70 ditë protesta, qeveria s'ka legjitimitet", Berisha për "Territorialen": Projekti i Ramës për shpopullimin (VIDEO)

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët në rrjete e tij sociale, Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si të paligjshme dhe pa legjitimitet.

zh.ll
"70 ditë protesta, qeveria s'ka legjitimitet", Berisha
sali berisha-harta territoriale e ps

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot situatën politike në vend, protestat kundër qeverisë si dhe Reformën Territoriale.

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët në rrjete e tij sociale, Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si të paligjshme dhe pa legjitimitet.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë legjitimitet sepse prej 70 ditësh, në një protestë epike për Shqipërinë dhe Europën, dhjetëra, qindra, mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë në rrugë dhe sheshet e Tiranës për orë të tëra”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe te Reforma Territoriale, për të cilën deklaroi se opozita do ta kthejë këtë çështje në një nga prioritetet kryesore dhe do të vijojë konsultimet me qytetarët.

Sipas tij, drafti i qeverisë është një projekt elektoral që synon të zgjerojë kontrollin e Partisë Socialiste mbi bashkitë, ndërsa pretendoi se reforma do të thellojë shpopullimin dhe do të sjellë mbylljen e njësive vendore dhe reduktimin e shërbimeve për qytetarët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"E drejtë pyetja. Ne do ndërmarrim një debat të gjerë me shqiptarët, i cili ishte në vazhdim me komisionin e reformës territoriale.
Por meqenëse sallat që të gjitha të organizuara nga Partia Socialiste, se ata i organizonin takimet, ishin kundër reformës së vitit 2014 dhe Edi Rama kishte projekte të tjera, u larguan në mënyrë të njëanshme.
Ne absolutisht e shndërrojmë këtë çështje në çështje kryesore. Jo vetëm se ky projekti i Edi Ramës është një projekt tërësisht elektoral, që të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s'i ka. Por mbi të gjitha, ky është një projekt për të thelluar më tej shpopullimin, për të fshirë nga faqja e dheut njësitë, bashkitë, shërbimet, dhe për të detyruar shqiptarët të largohen sa më shumë nga vendet e tyre.
Ky është qëndrimi ynë. Ne do bëjmë çdo gjë. Ju keni parë që këto bashki janë në protesta pothuajse të përnatshme.
Përshëndes shumë përzemërsisht qytetarët e Memaliajt, qytetarët e Divjakës, qytetarët e Dimalit, Selenicës, Orikumi ka shpallur një protestë të madhe shumë në ditët që vijnë.
Klosi është në protestë të përditshme, Cërriku, pra janë ngritur në mbarë Shqipërinë fshatarësi e të tjerë kundër zhdukjes së qeverive të tyre vendore, shërbimeve ndaj qytetarëve.
Por ne nuk jemi vetëm për këto, ne vërtet kemi paraqitur një hartë me 100 njësi vendore, por ajo është e hapur në konsultime për të shtuar dhe një numër tjetër të komunave, bashkive të vogla, në zona të tjera ku është e mundur.", u shpreh Berisha.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB