Politikë

11 Maji/ Mungon vendimi i gjykatës, KQZ shtyn regjistrimin e koalicionit të Bashës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e pranoi këtë kërkesë dhe i dha kohë deri të hënën që të dorëzojë vendimin e gjykatës.

I.F
11 Maji/ Mungon vendimi i gjykatës, KQZ shtyn regjistrimin e koalicionit
Lulzim Basha dhe Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Koalicionit Euroatlanik, Lulzim Basha i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shtyhet afati për regjistrimin në zgjedhjet e 11 majit. Kjo pasi gjykata ende nuk ka dhën vendimin për ndryshimin e emrit nga “Partia Konservatore” në “Demokratët Euroatlantikë”. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e pranoi këtë kërkesë dhe i dha kohë deri të hënën që të dorëzojë vendimin e gjykatës.

Në lidhje me situatën ligjore, foli edhe përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Ibrahim Sako, ku dha më shumë informacione. Ai u shpreh se në momentin e dorëzximit të kërkesës për t’u regjistruar në zgjedhje kanë përfshirë edhe vendimin e gjykatës dhe vërtetimin e gjendjes aktuale. Më tej, Sako tha se vendimi jepet të shtunën dhe për këtë arsye u kërkua aqë vendimmarrja të shtyhet deri të hënën.

“Është e vërtetë që vendimi i gjykatës ende nuk ka marrë formën e prerë. Gjykata ka konstatuar ndryshimet dhe ka dhënë vendimin më 14 shkurt 2024. Për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe afateve të shkurtruara, ne ende nuk e kemi marrë vërtetimin në formën e prerë. Në kërkesën e paraqitur pranë KQZ-së, kemi përfshirë vendimin e gjykatës dhe një vërtetim sipas gjendjes aktuale, ku subjekti figuron ende me emrin ‘Partia Konservatore’. Meqenëse vendimi i formës së prerë pritet të dalë të shtunën, ne kemi kërkuar që shqyrtimi dhe vendimmarrja të shtyhen për të hënën, në mënyrë që të kemi mundësinë ta dorëzojmë në kohë”, tha Sako.

Demokratët Euroatlantikë tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe kanë prezantuar programin e tyre, duke synuar të jenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Gjatë një konference, Ilirjan Celibashi bëri me dije se afati për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit është deri më 25 shkurt. Celibashi informoi kolacionet qeveritare mund të regjistrohen deri më 7 mars. Ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 12 mars për të depozituar listat shumë emërorë të kandidatëve. Verifikimi i dokumenteve të kandidatëve pritet të përfundojë deri më 17 mars, e më datë 25 do të përfundojë afati i miratimit të listave shumëemërore. Me nisjen e muajit prill, nis edhe fushata zgjedhore që do të zgjasë deri më 10 maj; të nesërmen ka zgjedhje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB