
TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet.
Kreu i qeverisë ka vendosur që asnjë deputet nuk do të jetë në listën e sigurtë të mbyllur të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu ai deklaroi se kushdo që ka marrë një mandat të vetëm deputeti nuk do të jetë në listën e mbyllur, por në listën e hapur për t’iu nënshtruar një gare të barabartë. Kështu kryeministri la të kuptojë se të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve do jenë në lista të mbyllura.
Edi Rama: Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PD. Kjo është e padiskutueshme. Unë e kam thënë se drejtuesit politikë duhet të jenë në listë të hapur. Por, kështu drejtuesi politik do të merrte vota për vete dhe skuadra nuk do ishte shumë kompakte. Por, na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca. Lista e hapura, luftën ta bëjnë ata me eksperiencë në politikë. Kush është në listën e hapur, duhet të jetë në garë të barabartë. Vendimin për vete nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë. Do të ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit.Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë.
Vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 mars./ZËRI