
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmin e hedhur e ka bërë me dije miku i tij, Agim Muço përmes një postimi në rrjetet sociale. Muço shkruan se Harasani vunte prej dy votesh nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën.
Andis Harasani ka qenë deputet i Partisë Socialiste për dy legjislatura. Ai gjithashtu ka drejtuar KESH.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti,”- shkruan Muço.
Bashkëshortja e tij Sulea Harasani ka ndarë gjithashtu një postim prekës me ndjekësit e saj. Ajo shkruan se Andisi do t'i mungojë shumë asaj dhe dy fëmijëve dhe se do të mbetet në zemrat e tyre si njeriu më i shtrenjtë.
Postimi:
Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.