Politikë

Sot Kuvendi! Çfarë pritet të diskutohet në seancë plenare

Në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

F.I
Sot Kuvendi! Çfarë pritet të diskutohet në seancë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pas një jave mungesë, për shkak të Javës së gjelbër, mbahet sot në Kuvend seanca plenare e radhës. Seanca do të zhvillohet në orën 17:00. Në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Në rendin e ditës janë përfshirë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve, të cilat deputetët do t’i trajtojnë në këtë forum përfaqësues. Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm në kuadër të proceseve demokratike është përfundimi i rregjistrimit të zgjedhësve nga diaspora. 

Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB