Politikë

KQZ teston Platformën Elektronike, si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve për votën e diasporës

Platforma do të jetë e disponueshme për shqiptarët në versionet desktop dhe mobile, falas, në mënyrë që të sigurojë akses të gjerë për çdo pajisje.

I.F
KQZ teston Platformën Elektronike, si do të bëhet regjistrimi i
Pamje nga mbledhja e KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar sot Platformwn Elektronike të Regjistrimit (PER) për votuesit nga diaspora. Sot u njoftua se regjistrimi ndodh nw dy faza. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se nga ana e KQZ-sw është ndërtuar një platformë, e cila ka standardin më të lartë të sigurisë. Sipas tij, votuesit nga diaspora mund të regjistrohen për një periudhë 60 ditore edhe nëse nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshëm.

“Platforma është e tillë që ka dy faza, fazën e parë të krijimit të profileve të llogarisë të çdo aplikanti dhe në një moment të dytë kur ai e çmon mund të aplikojë për tu regjistruar në listën e votuesve nga jashtë. E kemi ndërtuar në këtë mënyrë për t’i krijuar mundësinë kujtdo votuesi nga jashtë, pavarësisht faktit që disponon apo jo një dokument identifikimi të vlefshëm, të ketë akses në platformë, të krijojë profilin e tij, të regjistrohet për të qenë zgjedhës nga jashtë për një periudhë 60 ditore edhe pse nuk ka një dokument identifikimi të vlefshëm,”- u shpreh Celibashi.

Platforma do të ketë edhe një sistem të ndihmës nëpërmjet një chatbot, nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejt me KQZ-në, me shërbimin WhatsApp apo email. “PER” do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje.

Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.

Për regjistrimin në aplikacionin me të cilin do votojnë votuesit kryesore do të jetë; pamje e fytyrës me anë të verifikimit nga kamera, numri i telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit.

Por si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve në platformën për votën e diasporës?

“Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numër telefoni ose emaili. Në telefonin të vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh. E shkruan këtë kod dhe më pas do të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere ku të ketë prezent një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve. Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te dedektojë imazhin e votuesit. Më pas zgjedhësi do të vendosë të dhënat e tij të njeta si të mjetit të identifikimit. Në këtë moment zgjedhësi e ka krijuar porfilin e tij me këto etapa që kaloi. Në këtë moment është i lirë të dalë dhe në momentet para votimeve ai do të bëjë kërkesën e tij për të votuar e cila do ti aprovohet nga KQZ,”- tha Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë.

Vota e diasporës do implementohet për herë të parë këto zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024). "Vullneti" i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të kushtojë 250 milionë lekë. Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 milionë euro shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB