Politikë

UÇK 'ndez' debatin! Berisha: Rama i futi thikën pas shpine Kosovës. Balla: Takove rusin, punove kundër Thaçit

Në replikë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Sali Berishën se ka punuar kundër Hashim Thaçit dhe ka takuar rusin që hartoi raportin që i hapi rrugë ngritjes së Gjykatës Speciale.

F.I
UÇK 'ndez' debatin! Berisha: Rama i futi thikën pas shpine
Taulant Balla dhe Sali Berisha

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë doli me një deklaratë të përbashkët lidhur me vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ku u shpreh se nuk bie dakort me aktgjykimin dhe nuk mund të rishkruhet historinë e një populli dhe as të barazohet agresori me viktimën. 

Por akuzat mes opozitës dhe mazhorancës, nuk munguan edhe pse u bënë bashkë për deklaratën. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i futi thikën pas shpine Kosovës. Berisha deklaroi se Rama shkoi si i deleguar i Vuçiç në Kosovë për të diktuar votimin për ngritjen e Gjykatës Speciale. Në replikë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Sali Berishën se ka punuar kundër Hashim Thaçit dhe ka takuar rusin që hartoi raportin që i hapi rrugë ngritjes së Gjykatës Speciale.

Sali Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës, shkoi dhe diktoi votimin e një ligji që nuk votohej kurrë. Shkoi i deleguar i Aleksandër Vuçiç. Shkoi kreu porositë  e Vuçiç, e dëgjove o kryetar të thotë një fjalë të vetme. Çfarë tha ai për këtë që ndodhi në Hagë. Ku e keni ministrin.

Taulant Balla: Në anën e kundërt të historisë, në ka një person që, të paktën ndaj Hashim Thaçit, ka qenë më agresiv, më i dëmshëm, është Sali Berisha, sepse e dini fare mirë deklaratën e tij publike se Thaçi duhet të shkojë në Hagë, ku duhet të pastrohet. I vetmi në këtë sallë që e ka takuar iniciuesin, shkruesin e këtij raporti, rusin Konstantin Kosachev, ai quhet Sali Berisha. Nuk ka një të dytë që ta ketë takuar. E ka takuar vetëm 40 ditë nga 25 janari i vitit 2015, kur është votuar rezoluta në KiE, kur kjo parti ka qenë në anën e duhur të historisë, ndërsa ju keni votuar pro rezolutës që ngriti gjykatën në Kosovë. Këto teatrot se ju jeni atdhetarët, se ne qenkemi tradhtarët, lërini për një kohë tjetër.

Poll

MOS HUMB