Politikë

Tensionet në Kuvend/ Doda shkul mikrofonin! Noka i hedh shishe Ballës, shtyhet seanca

Tensionet filluan pasi ministri Taulant Balla mori fjalën.

F.I
Tensionet në Kuvend/ Doda shkul mikrofonin! Noka i hedh shishe Ballës,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Pas tensioneve në Kuvend, seanca është shtyrë. Seanca plenare do të mbahet të hënën në orën 10:00. 

'Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet,"-tha Spiropali.

Çfarë ndodhi?

Tensionet filluan pasi ministri Taulant Balla mori fjalën. Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar. Deputeti Petrit Doda shkuli mikrofonin, duke tentuar të gjuante ministrin. 

Kuvendi u ndërpre për shkak të tensioneve pasi deputeti i PD-së Flamur Noka tentoi të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Noka e hodhi në fillim shishen në drejtim të Ballës, por e ndaluan gardistët. Spiropali e përjashtoi deputetin nga seanca, por teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të kryeparlamentares./ZËRI

Poll

MOS HUMB