
TIRANË-Po shoqërohet me përplasje protesta e opozitës pasditen e sotme në Tiranë. Policia po tenton të zhvendosë protestuesit për të liruar trafikun por ka hasur në rezistencën e protestuesve dhe deputetëve të PD-së. Përplasje ka patur te 'Pallati me Shigjeta', ku dy protestues janë shoqëruar nga Policia.

Përplasje ka patur dhe te 'Sheshi Willson', pasi punonjësit e policisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit. Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë., ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI